Situata në Krujë është përkeqësuar ndjeshëm, pasi flakët janë afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara.
Përballë përhapjes së shpejtë të zjarrit, autoritetet kanë ndërmarrë masa urgjente për evakuimin e banorëve të lagjes “Abaze”, ku rreziku për jetën dhe banesat është bërë i drejtpërdrejtë.
Era e fortë dhe bimësia e thatë po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke vështirësuar situatën dhe duke i afruar ato gjithnjë e më shumë me shtëpitë.
Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, ndërsa vijon përpjekja për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të shmangur përhapjen e tyre në zona të tjera të banuara.
Situata mbetet dinamike, ndërsa autoritetet po monitorojnë lëvizjen e flakëve dhe po ndërhyjnë për mbrojtjen e banorëve dhe pronave.