Zjarret përhapen me shpejtësi, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e banorëve në tre fshatra të Delvinës

Ministria e Mbrojtjes, përmes Strukturave Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret, që kanë përfshirë zonën.

Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe forcat e Policisë janë në terren ndodhen në terren dhe po punojnë për mbrojtjen e jetës dhe pronës së banorëve.

Ministria i bën thirrje të gjithë banorëve që të respektojnë udhëzimet dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.

Në ndihmë të forcave në terren janë angazhuar edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë po veprojnë në rajonin Berat-Dimal, për të kontrolluar dhe shuar zjarret.

Autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet serioze dhe kërkohet vigjilencë e shtuar nga të gjithë qytetarët e zonës.