Zjarret në vend, ministri Vëngu: Kompensimi i dëmeve do realizohet në çdo bashki me procedurë të veçantë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu ka bërë ne dije se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve.

Ky grup, sqaron Vëngu, realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Vëngu thotë se pasi të vlerësohen dëmet çdo bashki do të përcaktojë koston e kompensimit i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.

Postimi i ministrit Vengu:

Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.

Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile