Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, lëndohen disa prej tyre

Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve Fier ditën e sotme.

Paraprakisht mësohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur.

Të moshuarit po transportohen me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit pasi disa prej tyre janë të asfiksuar.

Aktualisht të gjithë të moshuarit e qendrës janë evakuuar nga godina.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, sqaron policia.