Zhduket e reja shqiptare në Greqi, familjarët e saj në ankth prej ditësh

Një 33-vjeçare është zhdukur prej disa ditësh në Greqi dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të saj .

Mediat greke bëjnë me dije se e reja shqiptare e zhdukur që prej datës 17 janar, kishte shkuar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit në mënyrë që mjekët t’i mjekonin një plagë në këmbë, por ajo nuk është kthyer më në shtëpi. 

Celulari i saj rezulton i zhdukur që prej asaj dite.

Ka qenë babai i 30-vjeçares, i cili ka shkuar në polici dhe ka bërë kallëzimin për zhdukjen e saj. Mësohet se shqiptarja me iniciale Emmanuela B., por me kartë identiteti greke nuk ka bërë diçka të ngjashme më parë dhe sjellja e saj ka shkaktuar shqetësim të fortë tek familjarët.