Zgjedhjet e 11 majit, thirrja e ambasadorit italian për partitë politike: Bëni fushatë bazuar në programe konkrete

Fushata elektorale të bazohet në fakte dhe programe. Kjo ka qenë thirrja që ambasadori italian Fabricio Bucci bëri ndaj partive politike në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 11 maj. Nga qyteti i Gjirokastrës, ku u nderua me titullin “Qytetar Nderi”, ai the se për fatin e keq, situata politike në Shqipëri vijon të jetë shumë konfliktuale.

Në një komunikim për gazetarët, Bucci u bëri thirrje partive që të bëjnë një fushatë me programe të qarta elektorale, pasi është ajo se çfarë kërkojnë qytetarët. Ambasadori në ikje shtoi se partitë duhet të punojnë bashkë për interesat e qytetarëve.

“Për fat të keq situata politike në Shqipëri vijon të jetë shumë konfliktuale do jenë zgjedhjet pas pak muajsh. Unë shpresoj të jetë një fushatë e bazuar në fakte e me programe, sepse qytetarët duhet që të kuptojnë se kush është programi i partive politike. Të kuptojnë se çfarë ndërmend kanë partitë të bëjnë për të përmirësuar jetesën e tyre. Zgjedhësit do të gjykojnë mbi bazën e programeve që do të bëjnë. Uroj që debati politik mes të gjithë forcave politike të jetë kjo. Shqiptarët janë të interesuar të kuptojnë cfarë do të bëjë politika për këto” tha ai.