Bujar Leskaj, Atird Hoxha, Ina Zhupa dhe Vangjel Dule janë 4 emrat që do të garojnë në qarkun e Vlorës në listën e mbyllur të Partisë Demokratike. Ajo që bie në sy është se një prej vendeve në listën e sigurt i takon një prej aleatëve të PD. Bëhet fjalë për kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule.
Në Kukës është Flamur Hoxha në listën e mbyllur. Ndërkohë në Dibër janë Xhelal Mziu dhe Denisa Vata. Janë zbardhur poi ashtu edhe emrat që kandidojnë në listën e mbyllur të Lezhës, Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti.
Kujtojmë se PD nënshkoi koalicion me 25 parti të tjera, mes tyre Partia e Lirisë, PBDNJ, Partia Republikane, PDIU dhe PAA. Sipas marrëveshjes, aleatët do të kishin 8 emra në listën e mbyllur. 4 Partia e Lirisë e Ilir Metës, që aktualisht ndodhet në burg dhe do garojë në listën e hapur. 1 PBDNJ, 1 PDIU, 1 PR dhe 1 PAA.
Kujtojmë se sot në mesnatë përfundon afati për dërgimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit.