Shumë dyshime u ngritën në lidhje me shtetin ku ishte arratisur Arben Ahmetaj për t’i shpëuar arrestimit, por tashmë kjo dilemë ka marrë fund.
Avokati i tij, Henrik Ligori, ka deklaruar se Ahmetaj ndodhet në Angli, pranë bashkëjetueses dhe vajzës së tij, teksa shtoi se ish-ministri do të kthehet në Shqipëri kur të jetë i lirë.
Kujtojmë se sot në seancën e posaçme në Kuvend u votua për heqjen e imunitetit për Arben Ahmetajn, kërkesë e cila u aprovua me 117 vota PRO dhe 3 abstenim.
Ahmetaj akuzohet për 3 vepra penale nga SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve, dhe Prokuroria e Posaçme tashmë po e kërkon për ta arrestuar. Ai do të shpallet në kërkim kombëtar dhe më pas ndërkombëtar, nëse nuk dorëzohet.