Ish-shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së dhe tani specialiste pranë këtij instituti, Silva Bino, mëngjesin e kësaj të marte është parë pranë ambineteve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit. Bino ka qëndruar në SPAK për rreth 1 orë.
Ajo nuk pranoi të deklarohej për gazetarët që e prisnin jashtë institucionit, por Media Ditari ka mësuar se Bino është pyetur lidhur me një tender analizash.
Detajet e marrjes në pyetje do të publikohen më vonë nga Media Ditari.