Zbulohen listat në Fier, Durrës dhe Elbasan, këta janë kandidatët e koalicionit të PD-së

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve në qarqet e Fierit, Durrësit dhe Elbasanit.

Në Durrës, lista do të kryesohet nga Oerd Bylykbashi, ndërsa në listën e sigurt janë edhe Gent Strazimiri, Manjola Luku, Artan Luku dhe Igli Cara.

Në Fier, Gazment Bardhi do të udhëheqë listën e demokratëve, i ndjekur nga Luan Baçi, Brunilda Haxhiu e Partisë së Lirisë, Eduart Sharka dhe Saimir Korreshi.

Edhe në Elbasan Partia e Lirisë do të ketë një kandidat në listën e sigurt dhe ai do të jetë Edmond Haxhinasto, ndërkohë që lista kryesohet nga Tomor Alizoti. Në listën e sigurt ka vend edhe për Klodiana Çapjan, Blendi Himçin dhe Aurel Bylykbashin.

Lista e sigurt në Durrës:

  1. Oerd Bylylbashi
  2. Gent Strazimiri
  3. Manjola Luku
  4. Artan Luku (PAA)
  5. Igli Cara

Lista e sigurt në Fier:

  1. Gazment Bardhi
  2. Luan Baci
  3. Brunilda Haxhiu (PL)
  4. Eduart Sharka
  5. Saimir Korreshi

Lista e sigurt në Elbasan:


     1.  Tomor Alizoti

    2.   Edmond Haxhinasto

    3.  Klodjana Çapja

    4.  Blendi Himçi

   5.  Aurel Bylykbashi