Zbardhet shkresa e qeverisë dërguar gjykatës Kushtetuese: Të pezullohet vendimi i GJKKO-së

Këshilli i Ministrave dërgoi ditën e sotme një shkresë në Kushtetuese, lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe kërkesat që qeveria i ka bërë Gjykatës Kushtetuese, ku kryesorja është shfuqizimi i vendimit të GJKKO-së.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave kërkon edhe interpretimin e nenit 3 të Kushtetutës.

“Konflikti i kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave;

Shfuqizimi i vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese.

Pezullimin e vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese;

Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës”, thuhet në shkresën e Këshillit të Ministrave.