Janë 10 kandidatët që kanë shprehur interes për të kandiduar për vendin vakant të lënë nga Sonila Bejtja në Gjykatën Kushtetuese.
Kandidatët do t’i nënshtrohen filtrit të vlerësimit profesional dhe moral nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili do t’i rendisë sipas pikëve të marra.
Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, tre kandidaturat me më shumë pikë i paraqiten Presidentit të Republikës, i cili më pas zgjedh njërin prej tyre për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Emrat:
1.Alaudin Malaj
2. Alban Toro
3. Alma Faskaj Vokopola
4. Arta Vorpsi
5. Brunilda Bara
6. Genci Gjonçaj
7. Jordan Daci
8. Lulzim Hamitaj
9. Naureda Llagami
10. Roland Ilia