Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkon që të paraqitet në një ditë tjetër për të dhënë deklarime në SPAK si person në dijeni lidhur me dosjen “Xibraka”, ku kërkoi riçeljen e fraksionit të pushuar.
Kjo për shkak të një angazhimi politik që Gazment Bardhi ka në Berlin dhe Londër nga datat 14 e deri më 23 maj.
Bardhi ishte thirrur të mërkurën e 15 majit, por përmes një shkrese ka vënë në dijeni SPAK, se për shkak të axhendës kërkon të pyetet të hënën ose të martën (sot ose nesër) apo në një datë dhe ore tjetër pas 23 majit.
Mësohet se Gazment Bardhi, mesditën e15 majit, do të udhëtojë drejt Berlinit, për shkak të një agjende të paracaktuar disa ditë më parë për takime me zyrtarë të lartë në Bundestag. Pas takimeve ne Berlin, Gazmend Bardhi do shkojë në Londër
Rikujtojmë se kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi publikoi javën e kaluar dokumentin, ku njoftoi se SPAK ka rinisur hetimet për vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama dhe përfshirjen e tij në laboratorin e drogës në Xibrakë.