Vula e PD te Berisha, deputeti demokrat ftesë grupit të Bashës: Të bashkohemi që të rrëzojmë qeverinë një orë e më shpejt

Pas vendimit të gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Sali Berisha, ka reaguar edhe deputeti Ervin Salianji.

Ky i fundit në një postim në rrjete sociale, i ka bërë thirrje grupit të Bashës se janë të mirëpritur në PD-në e Rithemelimit dhe se mendimet dhe qasjet e ndryshme nuk duhet të jenë më arsye për ndarje

Salianji thotë më tej se ka ardhur koha që të hapen dyert për të gjithë drejtuesit e mënjanuar të Partisë Demokratike, për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Postimi i Salianjit:

Mendimet dhe qasjet e ndryshme nuk duhet të jenë më arsye për ndarje! Duhet bashkim dhe betejë idesh brenda Partisë Demokratike.

Shumicat dhe pakicat nuk janë të përjetshme ndërsa Shqipëria 🇦🇱 po. Duhet të bashkohemi, pavaresisht dallimeve, për të lehtësuar ndryshimin që duhet dhe do të jetë i pashmangshëm!

Çdo kontribut i demokratëve nuk duhet të humbë pavaresisht diferencave, ne jemi garancia që sakrificat e tyre do vlerësohen! Është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel, të fuqizojmë PDSh dhe të përballemi dhe të rrëzojmë qeverinë një ore e më shpejt!