Një 40 vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga një 68 vjeçar në Pire të Greqisë.
Sipas informacioneve, viktima është Brigen Limka dhe ngjarja ka ndodhur jashtë parkingut ku viktima punonte, në rrugën Praxitelous, pas një debate mes të dyve. Autori e qëlloi 40 vjeçarin me psuhkë gjahu 2 herë, në fytyrë dhe në shpinë.
68 -vjeçari pas vrasjes ka shkuar në shtëpinë e tij, në një pallat aty pranë, ku është arrestuar. Viktima është transportuar me plagë të rënda në spitalin Zaneio ku edhe ka ndërruar jetë.