Vrau me sëpatë bashkëshortin në Sarandë, gruaja shtrohet në spitalin psikiatrik

Ka dalë sot para gjykatës së Sarandës 48-vjeçarja Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç duke e goditur me sëpatë.

Seanca është zhvilluar rreth orës 12: 00, e në përfundim të saj gjykata ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e 48-vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit në fshatin Metoq të Sarandës teksa 4 vajzat e tyre ndodheshin në gjumë. Krimi brenda familjes ndodhi pas një konflikti në çift.

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre”- thuhej në njoftimin e policisë për ngjarjen e rëndë.