Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Isuf Hasën, autorin e dyshuar të vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta.
Ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa para gjykatës ka deklaruar se nuk ka çfarë të shtojë më tej.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar në fshatin Shëngjin i Vogël. Xhemal Meta dyshohet se u qëllua me çekiç në pjesën e pasme të kokës.
Autori i dyshuar ka pretenduar se viktima Xhemal Meta i ngacmonte gruan dhe e ofendonte në fshat.