Vrau bashkëshorten gjyqtare, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin

Gjykata e Larte ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes gjyqtare, Fildez Hafizi.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga i gjykuari Fadil Kasëmi, kundër vendimit nr. 39, datë 15.05.2019, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë”- thuhet në vendimin e Gjykatës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht 2017, ku Kasemi qëlloi me armë zjarri drejt nënës së dy fëmijëve të tij në zonën e ‘Xhamllikut’ në kryeqytet, pas konflikteve në çift.

Fadil Kasemi kishte tentuar edhe në vitin 2015 të vriste bashkëshorten e tij. Ngjarja ishte regjistruar në Durrës ku Kasemi kishte nxjerrë armën dhe kishte kërcënuar gjyqtaren, por ishte ndaluar nga fëmijët. Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje e lehtë, por jo për tentativë vrasjeje. 

Kasemi ka mbajtur qëndrim pohues për ngjarjen, ndërsa ka pretenduar se bashkëshortja i kishte kthyer fëmijët kundër dhe se nuk ishte mirënjohës për investimet e bëra karshi saj.