Vrasja në Shkodër/ Makina “shoshë” nga plumbat, i riu kishte një vit që ishte kthyer nga Belgjika

Ramazan Mataj u qëllua për vdekje me armë zjarri në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër. Babai i viktimës ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion për shkaqet e krimit.

Ai ka pohuar për Policinë së djali nuk kishte probleme dhe as shqetësime. Babai i 33-vjeçarit ka thekuar se komunikimin e fundit me të birin e ka patur mbrëmjen e shkuar, por nuk i ka treguar nëse kishte probleme apo jo.

Kanë qenë banorët e zonë, të cilët kanë gjetur 33-vjeçarin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë.

Nga këqyrja e vendit të krimit, është konstatuar se autorët kanë qëlluar nga të dyja anët e automjetit tip “Benz”, me të cilin qarkullonte i riu, Ramazan Mataj.

Ai kishte një vit që ishte kthyer nga Belgjika. Policia po heton pistën nëse 33-vjeçari ka patur konflikte jashtë vendit.