Vrasja me thikë e Martin Canit/ Qytetarët protestojnë para shkollës “Fan Noli”, kërkojnë drejtësi

Kur kanë kaluar tre muaj nga vrasja me thikë e Martin Cani, një grup qytetarësh janë mbledhur duke protestuar përpara shkollës “Fan Noli”.

Pak metra larg nga shkolla, pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij adoleshenti u qëllua me thikë dhe për pasojë humbi jetën.

Qytetarët vendosën lule pranë shkollës, ku Martin Cani ishte nxënës. Kujtojmë se Cani u vra nga një bashkëmoshatar i tij, M.Përlleshaj, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Pas protestës para shkollës “Fan Noli”, qytetarët iu bashkuan tubimit tjetër qytetar para Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata protrestuan dhe kërkuan drejtësi për Leo Sadikun, të miturin nga Korça, i cili humbi jetën disa javë më parë në Qendrës Spitaliore Universitare “Nënë Tereza”.

Nëna e tij, Roveta Sadiku, ka akuzuar mjekët për neglizhencë.