Vrasja e Martin Canit, prindër dhe shoqëria civile paralajmërojnë sërish protestë

Një tjetër protestë do të mbahet në Tiranë, e katërta që pas vdekjes së 14 vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Protesta e radhës është caktuar të mbahet të martën e 3 dhjetorit, ku aktivistët, prindërit dhe qytetarët njoftojnë marshimin nga shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, në orën 18.00.

Në protestat e kaluara, qytetarët kanë kërkuar më shumë siguri në shkolla si dhe dorëheqjen e Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Martin Cani u qëllua me thikë nga boshkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi ndërsa i plagosur ka mbetur edhe Luis Meçja.

Ky i fundit ka deklaruar ne në vendin e ngjarjes kanë qënë dy persona me dy thika, por policia doli dje me një njoftim duke thënë se vrasja e Martin Canit ka vetëm një autor, dhe ai është Mario Përlleshi. Ky i fundit pasi doli nga spitali privat për shkak të plagëve që kishte marrë gjatë sherrit, u dërgua në paraburgimin e të miturve në Kavajë.