Vrasja e komandantit të marinës së Gardës Revolucionare iraniane, Netanyahu: Ishte në koordinim me SHBA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se vrasja e komandantit të marinës së IRGC ishte “një shembull tjetër i bashkëpunimit midis nesh dhe mikut tonë, SHBA-së”.

“Ky njeri kishte shumë gjak në duar,” tha Netanyahu, duke shtuar se“Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit mes nesh dhe mikut tonë, Shteteve të Bashkuara, drejt qëllimit të përbashkët për arritjen e objektivave të luftës.”

Sot u raportua se Izraeli kishte vrarë komandantin e marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane, Alireza Tangsiri.

Izraeli pretendoi se ai kishte mbikëqyrur mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Duke folur për sulmin, forcat izraelite thanë se një drejtor i inteligjencës së marinës së IRGC, Behnam Rezaei, u vra gjithashtu në sulm.

Përfshirja e supozuar e SHBA-së vjen ndërsa Trump tha se Irani “duhet të bëhet serioz së shpejti” me bisedimet. Irani ende nuk ka komentuar mbi pretendimet.