Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e vrasjes së Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në 2018-ën.
Për ngjarjen e rëndë të pandehur janë: Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Eria Ago.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Safet Bajri së bashku Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, planifikuan, organizuan dhe kryen vrasjen e Licit, të afërmin e Ibrahim Licit.
Ndërkohë ish-e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Fatbardh Lici u ekzekutua për hakmarrje për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua teksa ndodhej në makinë me partneren e tij, Silvi Ndoci, dhe fëmijën 3 vjeçar, i cili shpëtoi.
Sipas SPAK për këtë krim, Behar Bajri akuzonte si autor Ibrahim Licin.
AKUZAT:
Behar Brajoviq – I akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
Safet Rustemi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
Eria Ago, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Përkrahja e autorit të krimit” e kryer në lidhje me veprën penale 333/a të këtij Kodi parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.