Vrasja e Behar Sofisë, GJKKO jep dënimin për 5 të akuzuarit, 7 vite burg për ekzekutorin

GJKKO ka dënuar me 157 vite burg, 5 të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Tiranë.

Gjykata ka denuar me 30 vite burg Skënder Vathin, Bujar Lezën, Leonard Xhixhën e Xhuljano Vishën

Ndërkohë për Ernejt Shytin, i cili ishte ai që ekzekutori Sofinë, u dha dënimi me 7 vite burg, pasi bashkëpunoi me drejtësinë për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë procesi për Jemin Sherën që dyshohet si porositës për vrasjen e Sofisë është veçuar për shkak se rezulton ende në kërkim.

Behar Sofia u ekzekutua më 25 shkurt të vitit 2021 në afërsi të Piramidës, duke tronditur kryeqytetin në atë që është cilësuar si një atentat mafioz.