Vrasja e 23-vjeçarit në Shkopet/ Autorët e ndaluan në rrugë të riun, iu prezantuan si efektivë policie

Detaje të tjera dalin në dritë nga rrëmbimi dhe vrasja e të riut Renis Dobra në Shkopet.

Mediat raportojnë se disa persona i kanë zënë pritë me armë makinës, e cila drejtohej nga 23-vjeçari.

Dyshohet se kanë qenë të armatosur dhe fillimisht janë prezantuar si efektivë policie.

Në atë moment është afruar një mjet, i cili po kalonte rastësisht dhe ka pyetur nëse ka ndonjë problem, por personat e armatosur i kanë kërkuar të vazhdojë rrugën.

Në këtë moment disa nga personat janë futur në mjetin e 23 vjeçarit për ta “shoqëruar” në komisariat, por ata kanë vazhduar rrugën për Shkopet ku dhe u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në breg të liqenit.