Babai i 15 vjeçarit E.B, i cili mbeti i vrarë pas një sherri me thika mes adoleshentëve ka folur për mediat duke thënë se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt.
Një një intervistë për Neës 24, Adem Boba ka treguar se djali i tij nuk pasur lidhje me sherrin ku ai gjeti vdekjen, pasi vetëm ka shoqëruar shokët e tij. 15 vjeçari, tregon babai, ka ndërhyrë për të ndarë të rinjtë e tjerë që kishin konflikt, por fatkeqëisht u plagos rëndë dhe për pasojë humbi jetën një ditë më parë. Ai ka thënë se nëse djali i tij do të shpëtonte, do t’i falte të rinjtë që i shkaktuan vdekjen. Mes të tjerash, Adem Boba kërkon drejtësi për vrasjen e djalit të tij.
“Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. As nuk i ka njohur ata çunat. Dhe aty ka nisur konflikti. Ku djali im ka mbetur më i dëmtuar. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqarohen dhe të ikte në punë të vet. Më ka ardhur e papritur. Nuk ka pasur asnjë konflikt. E kam marrë vesh nga një shok i djalit pasi ka ndodhur ngjarja. Djali është në gjendje shumë të rëndë. Ai ka ndërhyrë për t’i ndarë por ka marrë thika. Një grua me sa kam dëgjuar dëshmitare okulare mund të dijë më shumë. Aty mund të ketë qenë 6-7 çuna përfshirë të dyja palë. Ndërsa prindërit kanë thënë që ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Por dua të bëhet njëherë djali mirë dhe gjërat e tjera mund të sqarohen më pas. E kisha bërë edhe një si marrëveshje që nëse shpëtonte çuni, do t’i falja…Por tani gjërat ndryshojnë sepse edhe vet nuk jam i sigurtë se çfarë do ndodhi, por do ja lej kohës…Por pres të funksionojë ligji, dua çfarë parashikon Kushtetuta e Shqipërisë…Ne shkuam për një jetë më të mirë…Rrija me qera. Ndërsa vitet që kam qenë në Bulqizë punoja në minierë”, ka thënë ai.