Kryeministri Edi Rama ka vijuar me propagandën e tij ndërsa u ka bërë thirrje emigrantëve që të kthehen dhe të investojnë në atdhe. Në podcastin e kësaj të shtune, Rama tha se në Shqipëri ka diçka që nuk e gjen askund tjetër. Sipas Ramës, kafja në Shqipëri është më e mirë se në Angli. Kreu i qeverisë u ka bërë shpesh thirrje emigrantëve që të kthehen në Shqipëri, pasi sipas tij do të jenë më mirë se sa ku jetojnë aktualisht. Thirrjet vijnë teksa emigrantët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 11 Majit.
“Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër.
Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?!
E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë dmth”- u shpreh Rama.