“Vota e emigrantëve nuk mund të realizohet”, Rama me shqiptarët në Luksemburg: Nuk kemi të dhëna të sakta

Kryeminstri Edi Rama është takuar me komunitetin e emigrantëve shqiptarë në Luksemburg, ku ndër të tjera ka folur edhe për temën e votimit.

Ai u shpreh se votimi nga emigrantët ende nuk mund të realizohet pasi kjo nuk është thjesht çështje dëshire, duke qenë se nuk ka një databazë të të dhënave për emigrantët.

“Sa i takon votës së emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti se ne duam por është çështje e bazës së të dhënave. Nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion, edhe pse kemi bërë disa tentative. Nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët kur vjen puna edhe për të bërë pasaportën apo kartën e identitetit shkojmë e bëjmë atë ditë që na duhet. Çështja e databazës na pengon shumë për të bërë votën e emigtanëve.”– tha Rama.