Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorë, në lagjen “Pavarësia”, pranë rrugës “Çipaj”, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar tragjikisht me humbjen e jetës së një 63-vjeçari.
Viktima, i identifikuar si Ismail Aliaj, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas burimeve spitalore, 63-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në zonën e fytyrës dhe të grykës, të cilat kanë rezultuar fatale.
Nga përplasja ka mbetur i lënduar lehtë edhe djali i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur menjëherë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.