Hetimet e prokurorisë së Vlorës se 56- vjeçari që u raportua ditën e djeshme se kishte ndërruar jetë nga shpërthimi i një bombole, zbuluan se ngjarja nuk ishte aksidentale. Durmish Gllucajt iu vendos eksploziv në sobën me gaz nga i biri, 23 vjeçari Mato Gllucaj.
Tashmë ai është vënë në pranga nga policia, ndërsa arsyeja mendohet të jetë dhuna e vazhdueshme që i ati ka ushtruar ndaj tij.
Provat e organit të akuzës, zbuluan se 23- vjeçari ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.