Një 29-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shadow”. Policia theskon se ky person, rezulton i përfshirë në 7 raste të vjedhjesh.
I maskuar me kapuç, pelerinë dhe dorashka dhe nën përdorimin e sendeve si çekan dhe levë, i riu ka kryer vjedhje me thyerje në markete të ndryshme në qytetin e Vlorës, konkretisht:
- Më 12.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, në një market ka vjedhur steka cigare dhe një shumë parash nga kasa e lekëve;
- Më 16.12.2024, në lagjen “1 Maji”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;
- Më 18.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;
- Më 23.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, ka tentuar të vjedhë një market;
- Më 24.12.2024, në të njëjtën lagje, ka vjedhur në një market një shumë parash;
- Më 29.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dy markete, duke marrë produkte dhe një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një pelerinë me kapuç, një levë, dy çekanë, një palë dorashka dhe disa produkte të vjedhura. 29-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vjedhja”