Një 17-vjeçare ka mbërritur në spitalin e Vlorës me plagë të shkaktuar nga armë zjarri. E mitura është shoqëruar nga vetë familjarët në spital.
E reja sipas bluzave të bardha ka qenë koshiente në momentet e mbërritjes në spital. Policia e Vlorës thekson se e mitura ësht% vetëplagosur me armë zjarri në banesën e saj.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.