Vizita e Bill Clinton në Tiranë, për imazhin e Ramës apo presion ndaj Serbisë?

Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Clinton do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të qeverisë shqiptare.

Clinton bëhet Presidenti i tretë amerikan që vjen në vendin tonë, pas Jimmy Carter në vitin 1993 dhe George Bush në vitin 2007. I pari mbërriti në Shqipëri vetëm pak vite pas rënies së komunizmit, për të dëshmuar lidhjen e fortë që do të kishin SHBA dhe Shqipëria, ndërsa i dyti u prit si hero, saqë u cilësua edhe si një nga vizitat më të suksesshme që një president amerikan kishte bërë jashtë SHBA-ve.

Bill Clinton është një nga Presidentët më të dashur për shqiptarët, pasi ishte ai që i dha urdhër NATO-s në vitin 1999 të bombardonte Jugosllavinë, në një kohë kur Sllobodan Millosheviç po kryente gjenocid në Kosovë, duke vrarë mijëra qytetarë të pafajshëm dhe duke dëbuar qindra mijëra të tjerë.

Vizita e tij në Shqipëri u bë pas ftesës së qeverisë shqiptare, ndaj si çdo herë tjetër, kryeministri Rama do të tentojë të marrë meritat për ardhjen e tij në Shqipëri. Por cili është qëllimi i vërtet i vizitës së Clinton në vendin tonë?

Vizita e Clinton mund të shiohet edhe si një presion ndaj Aleksandër Vuçiç, në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë më të ftohura se kurrë, teksa në veri të Kosovës vijojnë sulmet ndaj policëve dhe institucioneve. Vizita e tij, nëse shoqërohet edhe me ndonjë fjali pro Kosovës, do të ishte një goditje për SHBA-në zyrtare, që i ka vendosur sankksione Kosovës, por do të ishte edhe një goditje për kryeministrin Rama, i cili ka dlaë hapur kundër vednimeve të kryeministrit Albin Kurti.

Qëllimi tjetër i vizitës së Clinton mund të mos ketë të bëjë fare me Kosovën. Rama është një nga personazhet perfeksionist përsa i përket politikës së jashtme dhe imazhit që kërkon të lërë në median botërore. Vizita e Clinton mund të përdoret si një mbulim për skandalin McGonigal, si një shenjë që SHBA vijon të besojë ende fort te kryeministri shqiptar.

Fjalimi i Presidentit Clinton mund të zbulojë shumë në lidhje me qëllimin e vërtet të vizitës së tij në Shqipëri, nëse ka ardhur për Kosovën apo për Ramën.