Rreth orës 11:30 kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërriti në vendin tonë. Nga Rinasi ajo u nis me helikopter drejt Gjadrit, ku po vijojnë punimet për ndërtimin e kampit të emigrantëve.
Bashkë me kryeministrin Edi Rama, më pas do të shkojnë drejt kampit të emigrantëve në Shëngjin. Pas inspektimeve të punimeve ne dy kampet e refugjatëve, Rama dhe Meloni do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Rikujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, Rama dhe Meloni nënshkruan marrëveshjen për të sjellë emigrantët që kapen në brigjet italiane në vendin tonë.
Sipas marrëveshjes, Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigranteve në Shqipëri, të cilat kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë rreth 36 mijë persona në vit.
Megjithatë duhet të theksojmë se kjo marrëveshje, u kundërshtua edhe nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.