Ish-kryebashkiaku i Kukësi Safet Gjici rrezikon 7 vite burg pas video skandalit të publikuar në rrjet ditën e sotme.
Në video Gjici shfaqej me një vajzë duke kryer akte seksuale në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit, teksa pas publikimit të videos dha edhe dorëheqjen. Çështja ndaj kryebashkiakut të Kukësit, aktualisht ka nisur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal dhe ka një marsh dënimi deri në 7 vite burgim.
Ndërkohë SPAK ka identifikuar edhe vajzën që shfaqet në video. Ajo është A.K, 40 vjeçe nga Berati, e martuar në Durrës, teksa po merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se gruaja zotëron dhe një biznes këshillimi ndaj kompanive të treta në Tiranë.
Pritet që SPAK, të shoqërojë kryebashkiakun Safet Gjici, tashmë të shkarkuar me qëllim marjen e tij në pyetje. Prokuroria e Posaçme po analizon situatën dhe ka shumë gjasa që ndaj tij të vendoset masa e sigurisë “arrest në burg”.
LEXO EDHE: SKANDALI i Safet Gjicit, Rama e shkarkoi pas dorëheqjes së tij, çfarë pritet të ndodhë tani