Janë publikuar pamjet pak pas atentatit ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, i cili u qëllua me armë zjarri nga një person jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova, ku ai po zhvillonte një takim me mbështetësit e tij.
Më video duket momenti kur truprojat e tij e rrethojnë Ficon dhe e fusin brenda në makinë, për ta transportuar më pas në spital.
🇸🇰 | URGENTE: Imágenes del primer ministro eslovaco Robert Fico siendo llevado a su coche tras recibir varios disparos en un intento de asesinato. El atacante ha sido detenido. pic.twitter.com/HcxSa1FJZx
— Alerta News 24 (@AlertaNews24) May 15, 2024
Sipas mediave të huaja, ai është qëlluar 4 herë me plumba në bark por, nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.
Sa i takon autorit, ai u ndalua menjëherë nga autoritetet policore.
Ndërkohë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas ngjarjes duke e konsideruar një ‘sulm të poshtër’ dhe që ‘minon demokracinë’.
‘Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico.
Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët.
Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.’, shkruan Von der Leyen në X.