VIDEO/ Koncerti i bamirësisë për Fondacionin “Down Syndrome Albania”, muzikantët italianë ndezin sallën e mbushur të TKOB-së

Në kuadër të Tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për Sindromën Doën! Fondacioni Down Syndrome Albania, së bashku me violinistin italian Francesco Greco, sollën një mbrëmje artistike bamirësie në TKOB.

Kjo mbrëmje kishte për qëllim mbështetjen e shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke i ofruar atyre më shumë mundësi për zhvillim dhe përfshirje.

Në koncert iu bë thirrje bizneseve për ndihmë si dhe organeve shtetërore për zhvillim e qendrave dhe investime për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Violinisti i njohur Francesco Greco dhe miqtë e tij instrumentistë, Antonio Cascarano në Bas, Daniele Dettolin në Tastierë dhe Mino Inglese në Bateri, dhuruan emocione të forta te të pranishmit.

Media Ditari ishte media partner i këtij koncerti bamirësie, që rezultoi një sukses për të ndihmuar fondacionin “Down Syndrome Albania”, që ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuar.