Presidenti i SHBA, Joe Biden është duke u përballur me kritika pasi ai foli për luftën Izrael-Hamas teksa ishte duke ngrënë një akullore.
Biden vizitoi dyqanin e akulloreve së Van Leeuwen në Neë York City të hënën. Në videot që u bën virale në rrjet, Biden u pa duke porositur akullore me nenexhik dhe duke folur me klientët e tjerë, përpara se t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve se kur ishte i mundur një armëpushim.
“Epo, shpresojmë në fillim të fundjavës. Këshilltari im për sigurinë kombëtare më thotë se jemi afër. Shpresoj që të hënën e ardhshme të kemi një armëpushim”, tha presidenti amerikan.
Deklarata e tij teksa hante akullore dhe komentonte një armëpushim të mundshëm mes dy vendeve, u kritikua gjerësisht nga mediat por edhe në rrjete sociale.
Joe Biden eating ice cream while answering reporter questions about serious issues isn’t charming, it’s super weird. Do you know grown men who go get ice cream by themselves? I don’t. It’s very strange. pic.twitter.com/TbZJrOFQ9I
— Clay Travis (@ClayTravis) February 27, 2024