Vetëm 90 sekonda, njihuni me fluturimin më të shkurtër në botë

Udhëtimi më i shkurtër me aeroplan është midis Ishujve Orkney të Westray dhe Papa Westray, të cilat shtrihen në Skocinë veriore. Shumë prej jush do të habiteni që ky udhëtim zgjat vetëm një minutë e gjysmë. Kjo e bën atë fluturimin më të shpejtë në botë.

Këtë rrugë e operon një linjë rajonale skoceze që quhet Loganair. Fluturimi është pjesë e një qarku me tre aeroporte që lidh Aeroportin Westray, Aeroportin Papa Westray dhe Aeroportin Kirkwall.

Fluturimi i Loganair LM711 është njohur nga Rekordet Botërore Guinness si fluturimi më i shkurtër i planifikuar i pasagjerëve në botë për lidhjen e tij nën dy minuta midis dy ishujve skocezë.

Siç raportohet nga mediet britanike, fluturimet në këtë rrugë filluan në vitin 1967, duke vendosur rekordin për fluturimet më të shkurtra të planifikuara në botë.