Vetëdorëzohet në Polici Vangjush Dako, prokurori kërkon arrest me burg për ish-kryebashkiakun

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është vetëdorëzuar në Polici pas urdhër arrestit të SPAK për të dhe disa ish-zyratrë të tjerë të kësaj bashkie.

Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës, ndërkohë që nuk bëhen ende me dije emrat e zyrtarëve të tjerë.

Mësohet se prokurori Sotir Kllapi ka kërkuar “arrest me burg” për Dakon, kërkesë që është pranuar nga gjykata. Nga 10 urdhërarreste të lëshuara janë 7 arreste me burg, përfshi dhe ish kryebashkiakun e Durrësit, ndërsa për 3 gra është firmosur “arrest shtëpie”.