Është vetëdorëzuar në polici, Kreshnik Farruku, i kërkuar nga Spanja për trafik droge. Farruku u vetëdorëzua mbrëmë rreth orës 22:00 në policinë e Durrësit, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.
Në Dhjetor të 2024-ës, me vendim të Gjykatës së Posaçme u sekuestruan 27 pasuri në pronësi të Kreshnik Farrukut dhe vëllait të tij. Pasuritë e konfiskuara përfshijnë toka bujqësore, apartamente, automjete luksoze dhe biznese.
Vendimi për konfiskimin e tyre erdhi pas dyshimeve se këto pasuri janë përfituar nga aktivitete kriminale, duke përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave.
Kreshnik Farruku ishte në krye të një grupi kriminal, i cili u godit në Spanjë në vitin 2023 pas një megaoperacion kundër trafikut të kokainës. Kreshnik Farruku Budlla njihet si shqiptari që përdori 10 emra për t’i shpëtuar policisë dhe drejtësisë.