Veliaj kërkon pavlefshmërinë e emërimit prokuror të Ols Dados, Gjykata Administrative shqyrton sot padinë e kryebashkiakut

Gjykata Administrative do të shqyrtojë sot në orën 13:00 Gjykata Administrative padinë e kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado.

Kryebashkiaku i Tiranës ka paditur institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin e SPAK, Ols Dado duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të vitit 2008, të firmosur nga presidenti i kohës, Bamir Topi.

Sipas kërkesë-padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit sepse nuk kishte kryer shkollën e Magjistraturës.

Kujtojmë se Veliaj ka hedhur akuza në drejtim të Dados, i cili është prokurori që firmosi urdhër-arrestin ndaj tij, vendim i ekzekutuar në shkurt të vitit të kaluar.

Madje Veliaj pretendon se Dado ka përdorur edhe gjyhe fyese në drejtim të tij gjatë seancave në GJKKO.