Vdekja e punëtorit në fabrikën e prodhimit të vajit të ullirit, arrestohet pronari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga pronarin e një fabrike të prodhimit te vajit të ullirit në Petrelë, pasi dy ditë më parë një punëtor humbi jetën. Ky u fundit dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në fabrikën në pronësi 55-vjeçarit dhe si pasojë ka humbur jetën

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 Dhjetor në fabrikën në fshatin Barbas, Petrelë.

“Komisariati i Policise Nr.1, arrestoi në flagrancë: Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit,në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.