E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH, Joni Keta.
Gjatë takimit, VanHorn përgëzoi Brahon dhe Ketën për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.
VanHorn përcolli edhe një herë në SPAK mesazhet e sekretarit të shtetit Marko Rubio, se prioriteti amerikane mbetet lufta ndaj karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.
Postimi i ambasadës amerikane:
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.