VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin: Dialogu dhe liria e fjalës, shtylla të institucioneve të forta politike

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot takime me drejtuesit e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale, ku janë publikuar edhe fotografi nga takimet me kreun e grupit të PS, Taulant Balla dhe atë të PD, Gazment Bardhi.

Gjatë takimit me Bardhin dhe Ballën, VanHorn theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike.

Ambasada nënvizon se SHBA pret me padurim të punojë së bashku me zyrtarë nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata.

MESAZHI
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata.