E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, asgtu siç e do tradita, ka bërë një bilanc të punës dhe arritjeve të saj për vitin 2024.
Ajo renditi përmes një videomesazhi disa nga çastet e rëndësishme që kanë thelluar partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, nga Baza Ajrore e Kuçovës ëe u shndërrua si qendër ajrore e NATO-s, ardhja e helikopterëve të parë Black Hawk në Shqipëri, deri te nderimi i Altin Dumanit nga Sekretari i Shtetit si një nga Kampionët kundër Korrupsionit për vitin 2024.
“Kur erdha këtu në gusht pash që shumë punë ishin duke u kryer. Jam krenare për çfarë kemi bërë së bashku për të forcuar demokracinë e Shqipërisë, për të ndërtuar partneritetin tonë në fushën e mbrojtjes dhe për të rritur lidhjet e biznesit”, u shpreh diplomatja.
Në fund, Nancy VanHorn u shpreh se mezi pret të punojë së bashku me Shqipërinë, për ruajtjen e demokracisë dhe forcimit të vlerave të saj.
“Mirëpres të vazhdojmë të punojmë së bashku vitin që vjen. Nga të gjithë ne, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gëzuar Vitin e Ri”, tha ajo.