Unifikimi i aksionit opozitar, Ilir Meta shkon në zyrën e Sali Berishës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkauar ditën e sotme në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Takimi mes të dyve vjen pas konfirmimit të koalicionin “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet në Kukës, ku do të dalin me kandidatin Emri Vata.

Dy liderët pritet të bisedojne edhe për aksionin e unifikuar opozitar, pasi 43 deputetë demokratë u bënë bashkë në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi. Tashmë opozita duket se do të jetë më e bashkuar, ndërkohë që jashtë këtij aksioni do të mbetet Lulzim Basha dhe deputetët që e mbështesin, pasi nuk pranuan ftesën e Bardhit pak ditë më parë.

Berisha dhe Meta e kanë pranuar në çdo intervistë të tyre se do të bashkëpunojnë si një opozitë e vetme, ndërkohë që tashmë kanë në krah edhe Gazment Bardhin dhe deputetët që mbështesin këtë të fundit.

End enuk dihet nëse të gjithë këta deputetë do të formojnë një grup të ri parlamentar apo do të tentojnë të futen në grupin parlamentar të PD-së, ku zyrtarisht kryetar grupi është Gazment Bardhi, por pas Kuvendit të PD-së, Lulzim Basha nëpërmjet statutit të ri zgjodhi veten si kryetarin e ri të grupit parlamentar demokrat.