Nga Kreshnik Spahiu
Ishte dimër dhe në mbrëmje isha i ftuar për një darkë nga një grup i madh bashkatdhetarësh.
Rrugët dhe trotuaret e Fraknfurtit zbardhnin nga bora dhe kisha vështirësi të parkoja makinën.
Në restorant ishte ndezur atmosfera me muzikë patriotike dhe kishte mbi 300 të ftuar.
Pas dy orësh me muzikë, me birra dhe verë, fjalën e mori organizatori i cili me një fletë votimi në dorë filloi të mbante fjalim dhe bënte thirrje të gjithëve të votonin partinë XX për zgjedhjet në Kosovë.
“Hajredini” nga Gjakova ka një firmë ndërtimi në Gjermani me 250 puntorë. Të gjithë të punësuarit i ka nga Kosova se i paguan lirë për shkak të “dokumentave”.
Gjatë darkës “Hajredini” dhe stafi i tij mbushën afro 500 vota, të punëtorve dhe të familjarve të tyre. Ishte skenë komike kur shikoje 500 pasaporta dhe 500 dokumente zgjedhore…..
Mu kujtua kjo histori tek dëgjoja tek panelet e mediave shqiptare dhjetra analistë dhe politikanë që nuk ja kishin idenë fare se çfarë do ndodh me votën e diasporës.
Ata nuk e kuptonin që vota me postë nuk respekton parimin bazë të kushtetuetës që është “fshehtësia e votës.”
Vota me postë nuk është individuale sepse emigrantët nuk do votojnë me kuti votimi por:
– emigrantët do votojnë në kafe apo restorant,
– emigrantët do votojnë në shtëpi,
– emigrantët do votojnë në sytë e shokve, familjarve apo sipërmarrsit,
– emigrantët do votojnë familjarisht,
– emigrantët do votojnë kolektivisht,
A e dini ju që në datë 11 Mars dy muaj para zgjedhjeve do dalë rezultati i votës diasporës?
Dy muaj para zgjedhjeve të gjithë do kuptojmë si do votojnë emigrantët sepse do dalë lista e rregjistrimit tyre dhe Partia Socialiste apo disa parti të tjera i njohin me emra votuesit e tyre.
Dalja e listës së rregjistrimit në 11 Mars do i kompromentoj rezultatin e zgjedhjeve dhe do na heq çdo kuriozitet se kush fiton në 11 Maj.
Vota e emigrantve me postë është vota më e manipuluar në historinë botërore sepse lejon që të votojnë të tjerët për ty pa monitorim.
– pronari restorantit nga Vlora në Selanik do marr pasaportat e kamarierve dhe kuzhinjerve dhe do mbush fletet e votimit.
– Babai emigrant nga Berati do mbush votat e familjes dhe do i postoj nga Bostoni fletët e votimit.
– Pronari firmes nga Shkodra në Londër do mbush fletët e votimit të puntorve duke i qeras me dy birra ose me një ditë pushimi nga puna.
Vota e emigrantëve me post do jetë autogoli më i madh i opozitës shqiptare e cila kërkoi votim me postë dhe refuzoi votimet në ambasada apo konsullata me kuti votimi.
Votimi ne konsullata me komisioner do ishte 100 herë më i sigurtë.
1.7 milion turq votuan në Gjermani për zgjedhjet në Turqi duke pritur 3 orë në rradhë të gjata pranë dhjetra qendrave të votimit në Berlin, Mynih, Stutgard, Dyseldorf dhe cdo qytet tjetër gjerman apo europian.
Nëse doni të respektoni votën e emigrantve keni 3 forma të sakta:
– vota elektronike me shenje gishtash
– vota në konsullata me kuti
– vota me qendra votimi dhe komisioner në çdo qytet europian apo amerikan.
Vota me postë është varianti më i keq që do hedh në erë zgjedhjet e 11 Maj.
Duroni edhe dy muaj, se në 11 Mars të gjithë do e kuptoni për kë do votoj diaspora, madje do parashikohet rezultat i saktë me përqindje dhjetore.