Ultimatumi nga BE dhe dilema e madhe e Ramës: Të sakrifikojë Shqipërinë për Ballukun?
Mbrojtja që Edi Rama dhe mazhoranca e tij po i bën Belinda Ballukut, zv.kryeministres së pandehur që SPAK kërkon ta arrestojë, ka shqetësuar Bashkimin Europian.
Në takimin e Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE, një forum teknik i Këshillit të BE ku përfaqësuesit e shteteve anëtare diskutojnë në mënyrë të mbyllur çështjet e zgjerimit, është diskutuar edhe për bllokimin nga ana e mazhorancës shqiptare të heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, raporton Lapsi.al.
Diplomatët dhe ekspertët europianë kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me këtë çështje, si dhe kanë qenë të rperë në qëndrimet e tyre kundër vendimit të Partisë Socialiste në Shqipëri, që kërkon të mbrojë Ballukun nga drejtësia.
Sipas Lapsi.al, pasi ka dëgjuar qëndrimet e prera të diplomatëve dhe të ekspertëve për situatën në Shqipëri, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka kontaktuar e shqetësuar kryeministrin Edi Rama për ta vënë në dijeni për klimën e diskutimeve, edhe pse kjo bie ndesh me marrëdhënien e konfidencialitetit mes diplomatëve në Bruksel.
Telefonata e Marta Kos ka alarmuar kryeministrin shqiptar, që ka nxituar të bëjë disa telefonata me kancelaritë europiane për të tentuar të zbusë tonet, por që nuk dihet nëse ia ka arritur apo jo.
Por problemet për Ramën nuk mbarojnë këtu, pasi Belinda Balluku po kthehet vërtet në një “bela” për të.
Sips Hashtag.al, të enjten e 26 Janarit, Edi Ramës i ka shkuar një SMS në telefonin celular: “COELA doli me qëndrim zyrtar, më vjen keq”. Ai që e informonte, i kishte thënë më herët s enë Berlin janë të shqetësuar me mbrojtjen që i bën Belinda Ballukut.
COELA është një grup pune i ministrave për Evropën të shteteve anëtare të BE-së. Ky grup shqyrton ecurinë e shteteve që synojnë anëtarësim, si Shqipëria. Përfaqësimi në COELA është në nivel ministror, zakonisht ministrat për Evropën ose ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.
Një burim i nivelit të lartë në BE, informoi Hashtag.al mbi atë çfarë ka ndodhur:
“E gjithë iniciativa për ndëshkimin e Shqipërisë në COELA është e nxitur nga qeveria gjermane, ata janë seriozisht të shqetësuar mbi mënyrën si Edi Rama po sulmon drejtësinë dhe po shkërmoq institucionet për mbrojtjen e ministres Balluku. Kjo iniciativë e gjermanëve është mbështetur fuqimisht nga qeveria e Austrisë, Belgjikës, Holandës etj, ndërsa qeveria italiane, franceze dhe greke mbajtën një qëndrim më neutral në takim. Por nuk ka asnjë rëndësi kjo për sa kohë që dhe një shtet si Bullgaria mund të vendosë veton kundër Shqipërisë, e për më tepër Gjermania është lokomotiva e BE-së.”, tha burimi.
Ndërsa i njëjti burim i nivelit të lartë më pas shtoi:
“Në mbledhjen e COELA është vendosur që nëse Rama do mbrojë imunitetin e Ballukut, BE-ja do dalë me vendimin e paprecedentë për të zhbërë gjithë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. I bie që do jetë ndëshkim ekzemplar, i ashpër, i pari në llojin e vet. Kryeministri juaj e di shumë mirë këtë gjë siç unë po e them”, saktësoi burimi.
Pra, tashmë Edi Rama është mes dy zjarresh: të lëshojë Belinda Ballukun në duart e SPAK, dhe të rrezikojë siç përflitet që zv.kryeministrja t’i nxjerrë gjithë bashkëpunimet që kanë bërë në korrupsionin e tenderave, apo të sakrifikojë Shqipërinë dhe anëtarësimin në BE për të shpëtuar veten dhe Ballukun?Mbrojtja që Edi Rama dhe mazhoranca e tij po i bën Belinda Ballukut, zv.kryeministres së pandehur që SPAK kërkon ta arrestojë, ka shqetësuar Bashkimin Europian.
Në takimin e Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE, një forum teknik i Këshillit të BE ku përfaqësuesit e shteteve anëtare diskutojnë në mënyrë të mbyllur çështjet e zgjerimit, është diskutuar edhe për bllokimin nga ana e mazhorancës shqiptare të heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, raporton Lapsi.al.
Diplomatët dhe ekspertët europianë kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me këtë çështje, si dhe kanë qenë të rperë në qëndrimet e tyre kundër vendimit të Partisë Socialiste në Shqipëri, që kërkon të mbrojë Ballukun nga drejtësia.
Sipas Lapsi.al, pasi ka dëgjuar qëndrimet e prera të diplomatëve dhe të ekspertëve për situatën në Shqipëri, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka kontaktuar e shqetësuar kryeministrin Edi Rama për ta vënë në dijeni për klimën e diskutimeve, edhe pse kjo bie ndesh me marrëdhënien e konfidencialitetit mes diplomatëve në Bruksel.
Telefonata e Marta Kos ka alarmuar kryeministrin shqiptar, që ka nxituar të bëjë disa telefonata me kancelaritë europiane për të tentuar të zbusë tonet, por që nuk dihet nëse ia ka arritur apo jo.
Por problemet për Ramën nuk mbarojnë këtu, pasi Belinda Balluku po kthehet vërtet në një “bela” për të.
Sips Hashtag.al, të enjten e 26 Janarit, Edi Ramës i ka shkuar një SMS në telefonin celular: “COELA doli me qëndrim zyrtar, më vjen keq”. Ai që e informonte, i kishte thënë më herët s enë Berlin janë të shqetësuar me mbrojtjen që i bën Belinda Ballukut.
COELA është një grup pune i ministrave për Evropën të shteteve anëtare të BE-së. Ky grup shqyrton ecurinë e shteteve që synojnë anëtarësim, si Shqipëria. Përfaqësimi në COELA është në nivel ministror, zakonisht ministrat për Evropën ose ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.
Një burim i nivelit të lartë në BE, informoi Hashtag.al mbi atë çfarë ka ndodhur:
“E gjithë iniciativa për ndëshkimin e Shqipërisë në COELA është e nxitur nga qeveria gjermane, ata janë seriozisht të shqetësuar mbi mënyrën si Edi Rama po sulmon drejtësinë dhe po shkërmoq institucionet për mbrojtjen e ministres Balluku. Kjo iniciativë e gjermanëve është mbështetur fuqimisht nga qeveria e Austrisë, Belgjikës, Holandës etj, ndërsa qeveria italiane, franceze dhe greke mbajtën një qëndrim më neutral në takim. Por nuk ka asnjë rëndësi kjo për sa kohë që dhe një shtet si Bullgaria mund të vendosë veton kundër Shqipërisë, e për më tepër Gjermania është lokomotiva e BE-së.”, tha burimi.
Ndërsa i njëjti burim i nivelit të lartë më pas shtoi:
“Në mbledhjen e COELA është vendosur që nëse Rama do mbrojë imunitetin e Ballukut, BE-ja do dalë me vendimin e paprecedentë për të zhbërë gjithë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. I bie që do jetë ndëshkim ekzemplar, i ashpër, i pari në llojin e vet. Kryeministri juaj e di shumë mirë këtë gjë siç unë po e them”, saktësoi burimi.
Pra, tashmë Edi Rama është mes dy zjarresh: të lëshojë Belinda Ballukun në duart e SPAK, dhe të rrezikojë siç përflitet që zv.kryeministrja t’i nxjerrë gjithë bashkëpunimet që kanë bërë në korrupsionin e tenderave, apo të sakrifikojë Shqipërinë dhe anëtarësimin në BE për të shpëtuar veten dhe Ballukun?