Kryetarja e Bashkisë së Durresit, Emiriana Sako ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku u pyet për më shumë se një orë.
E pyetur nga gazetarët në lidhje me arsyet e thirrjes në SPAK, Sako u tregua e rezervuar, duke thënë se dha shpjegime, por që nuk lidhen me detyrën e saj si kryebashkiake e qytetit bregdetar.
Më tej Sako tha se nuk mund të flas pasi i është kërkuar të ruaj sekretin hetimor, por ajo mohoi që të ishte thirrur për inceneratorin e Tiranës.
Më herët në dyert e Prokurorisë së Posaçme, për aferën e inceneratorëve ishte Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, i cili u pyet për më shume se tre orë.